Ekskursion për festat e Nëntorit. 27/11 Loutraki Mikines.Dreke me muzikë Shqiptare

Top Lines me rastin e Festave të Nëntorit, organizon më datë 27 Nëntor një ekskursion special që do ju ngelet i paharruar. Do shkojmë në Loutraki për kafe dhe mbas kafes do drejtohemi për në Mikines ku kemi mbyllur sallë , Agamemnon Palace, dhe do organizojmë një drekë speciale me DJ (DJ Klodi)  i cili do krijoj një atmosferë fantastike me muzikë shqiptare.

Të ftuar special do do jenë fëmijët nga pikat shkollore të mësimit të gjuhës shqipe në Renti, Aspropirgo dhe Athinë nën kujdesin e mesueses vullnetare Elefteri Metkaj të cilët kanë përgatitur një përshëndetje festive me rastin e festave të Nëntorit. 

Gjithashtu në këtë ekskursion do këndoj dhe këngëtarja Erefili Shyti

Programi

Nisja nga Athina ditën e Dielë 27 Nëntor ora 10.00 Mbas një stacioni të vogël për fotografi tek ura e Isthmos, rreth orës 11 do mbërrijmë në Loutraki ku do qëndrojmë deri në orën 13.00 Programi në Loutraki është i lirë.

Nga Loutraki do nisemi rreth orës 13.00 për në Mikines ku do drejtohemi direkt tek Agamemnon Palace ku do organizohet dreka

Nisja nga Agamemnon Palace rreth orës 18.00 ku pritet të mbërrijmë në Athinë rreth orës 19.30

Çmimi i biletës 10 euro për person (Në çmim nuk përfshihet dreka në tavernë)

Rezervime

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Personat që do rezervojnë vënd do duhte të kenë bërë pagesën 2 ditë përpara udhëtimit.

Në çmime përfshihen:

-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.

-Taxat e udhëtimit

-Shoqërues udhëtimi

Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit, si dhe dreka në tavërnë.

Ejani të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. Mos e humbisni

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *