Top Lines Tours me rastin e ditës së Verës ju fton të gjithëve të Dielën më datë 12 Mars në ekskursionin njëditor që organizon në Liqenin Stimfalia dhe Liqenin Dhoksa
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Çmimet
Bileta 15 euro për person
Bileta për fëmijët deri në moshën 12 vjeç 10 euro
Programi
Nisja nga Athina në orën 08:00 Mbas një stacioni për kafe dhe çlodhje do vazhdojmë për në Liqenin Stimfalia, ku pritet të mbërrijmë rreth orës 11:00
Liqeni Stimfalia-Muzeu i Natyrës
Stacioni i parë do bëhet tek Liqeni Stimfalia. Liqeni Stimfalia sipas mitologjisë të lashtë Greke është vëndi ku Herkuli përballoj dhe shpartalloj “Zogjtë me pendë metali” (Stimfalides Ornithes-Στυμφαλίδες Όρνιθες). Liqeni Stimfalia është një nga rezervuaret më të mëdha të Peloponezit si dhe një nga vëndstrehimet e mbrojtuarë më të mëdha për zoqtë. Tek lieqni Stimfalia do kemi mundesinë të vizitojmë Muzeun e Natyrës i cili ka si qëllim të tregoj varësinë e njeriut nga natyra si. Hyrja në muze kushton 3 euro. Në Liqenin Stimfalia do qëndrojmë deri rreth orës 12:30


Mbas Liqenit Stimfalia do drejtohemi për tek Liqeni Dhoksa ku do mbërrijmë rreth orës 13:15-13:30. Liqeni Dhoksa është një liqen artificial që ndodhet në fshatin Feneo të Korithit, në një lartësi prej 900 metrash. Liqeni ndodhet mes pyjesh dhe ofron një pejsazh fantastik. Në qëndër të liqenit ndodhet kisha e vogel e “Shen Fanurit”.
Nga Liqeni Dhoksa do largohemi rreth orës 14:45, ku do drejtohemi në fshatin Feneo, për të ngrenë drekën si dhe për të shijuar kafen. Nisja për në Athinë do bëhet rreth orës 17.00 dhe pritet të mbërrijmë rreth orës 20:00

Në çmime përfshihen:
-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
-Taxat e udhëtimit
-Shoqërues udhëtimi
Në çmime NUK përfshihen:
-Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit
-Hyrja në muze
Ju mirëpresim të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme.
