Top Lines organizon me 29 Maj ekskursion njëditor në Nafpakto-Patra.
Nisja nga Athina të Dielën 29 Maj në orën 08.30 në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Çmimi i biletës 15 euro për person.
Rezervime
- Zyra Athinë 210 5203350 6980001145 Adresa Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio
- Zyra 210 4636742 Adresa Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Programi
Nisja nga Athina në orën 8.30. Mbas një stacioni të vogël për kafe dhe fotografi në Kanalin e Korinthit, do drejtohemi në qytetin bregdetarë të Nafpaktos ku pritet të arrijmë rreth orës 11.00 . Qyteti i Nafpaktos ndodhet në brigjet e gjirit të Korinthit përballë qytetit të Patrës. Në Nafpakto do keni mundësinë të vizitoni qytetin e vjetër, kështjellën e Nafpaktos , muret e qytetit si dhe Portin karakteristik të Nafpaktos me farin prej guri, që përbën vazhdimin e kështjellës. Sigurisht Nafpakto ka me dhjetra pika bregdetare ku mund të bëni plazh dhe të shijoni ujrat e mrekullueshme të Gjirit të Korinthit.
Programi në Nafpakto është i lirë dhe do qëndrojmë deri në orën 16.00
Mbas Nafpaktos do i drejtohemi qytetit të Patrës. Patra është qyteti i tretë për madhësi në Greqi, dhe një nga Portet më të rëndësishme të Greqisë. Mund të shijoni një kafe në molin e portit të Patrës, ose të ngjiteni tek shkallët e Agjiou Nikolau ku do shijoni një pamje panoramike të qytetit. Në Patra programi është i lirë dhe do qëndrojmë deri në orën 18.30. Mbërritja në Athinë rreth orës 21.00

Në çmime përfshihen:
-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
-Taxat e udhëtimit
-Shoqërues udhëtimi
Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
Masat anti covid.
- Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
- Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë