Ekskursion njëditor në Ishullin Idhra 11 Shtator 

Top Lines organizon me 11 Shtator ekskursion njëditor në një nga ishujt më të bukur të Greqisë, ishullin Idhra. (Hydhra)

Nisja nga Athina të Dielën 11 Shtator në orën 08.00 në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Çmimi i biletës 22 euro për person. Për fëmijët nën 10 vjeç bileta 18 euro. 

Rezervime

  • Zyra Athinë 210 5203350  6980001145 Adresa Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio
  • Zyra  210 4636742 Adresa Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Programi i udhëtimit.

Nisja me autobus nga Athina të Dielën 11 Shtator  në orën 8.00 të mëngjesit nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Athinë. Mbas një stacioni të vogël do drejtohemi për në fshatin Metohi ku do marrim anijen për të kaluar përballë në ishullin e Idhrës. Në Idhra do mbërrijmë rreth orës 11.30. Programi në Idhra është i lirë.

Idhra është një nga ishujt më të veçantë në Greqi. Është ishulli i vetëm në Greqi që nuk lejohet qarkullimi i asnjëlloj mjeti (makinë, motorr). Kështu që i gjithë ishulli mund të bëhet në këmbë, ku do ju ju jepet rasti të shijoni rrugicat e ishullit, me shtëpitë karakteristike të tij, të ngjiteni në kalanë e ishullit, si dhe të bëni një shëtitje në bregdetin e ishullit.

Idhra është një nga ishujt që kanë luajtur një rrol të rëndësishëm në kryengriten e vitit 1821. Flota e Idhrës me në krye Miaulin, kanë marrë pjesë aktive në kryengritjen si dhe në luftimin e flotës Osmane. Në ishull do keni mundësi të vizitoni Kalanë me pamjen panoramike të ishullit, ku në qëndër është vendosur statuja e Miaulit si dhe muzeun e Luftës. Duke vazhduar traditën e famshme detare, në Idhra u hap dhe shkolla e parë e detarisë në Greqi, shkollë e cila funksionon ende.

Për të gjitha ato që dëshirojnë të bëjnë plazh, ju sygjerojmë  plazhin Spilia, që ndodhet në anën e majtë të qytetit, vetëm 500m nga porti. Gjithashtu në të njëjtin drejtim në distancë 1km dhe 2,5 km ndodhen dhe plazhet Avlaki dhe Vlihos (i organizuar me shezvllone).

Në Idhra do qëndrojmë deri në orën 17.00. Mbërritja në Athinë rreth orës 20.00

Në çmime përfshihen:

-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.

-Bileta e anijes nga Metohi në Idhra dhe anasjelltas

-Taxat e udhëtimit

-Shoqërues udhëtimi

Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Nga data 1 Qershor janë të shfuqizuar të gjitha masat anticovid, si dhe NUK është më e detyrueshme vendosja e maskës gjatë udhëtimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *