Ekskursion njëditor 3 Prill Shpella Kapsia-Kisha Shën Fotini-Vitina-Dreke me muzike shqiptare 

Top Lines organizon të Dielën më datë 3 Prill ekskursion njëditor në Shpella Kapsia-Kisha Agia Fotini-Vitina- si dhe Dreke ne Mikines me muzike shqiptare . Kemi mbyllur tavernë si dhe DJ.

Nisja nga Athina në orën 08.00 Nisja do bëhet nga Athina në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Çmimi i biletës 13 euro për person. 

Rezervime

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Programi

Nisja nga Athina në orën 08.00 Mbas një stacioni për kafe dhe çlodhje do vazhdojmë për në Shpellën Kapsia dhe Kishen e Shen Fotinisë ku do mbërrijmë rreth orës 10.30

Shpella Kapsia eshte një nga 10 shpellat me të mëdha të Greqisë . Ndodhet në fshatin Kapsia dhe u eksplorua për herë të parë rreth fundshekullit të 19të. Gjatë zbulimeve janë gjetur eshtra njerëzisht dhe vegla të ndryshme që dëshmojnë se është një nga shpellat më të lashta. Hyrja për tek shpella kushton 3 euro

Kisha e Shën Fotinis Madinias është karakterizuar si një nga kishat me arqitekturën më jo normale në Greqi, sepse është e ndërtuar me mënyrë të tillë që përbën kombinim epokash, nga Greqia e lashtë, tek perandoria Bizantit dhe elementët ortodoks.

Tek kisha e Shën Fotinis dhe tek shpella Kapsia, do qëndrojmë deri rreth orës 12.30. Nga aty do nisemi për në fshatin turistik të Vitinës, ku do qëndrojmë deri në orën 14.30  VITINA është një nga zonat më të bukura turistike të Greqisë. Aty do kemi mundësi të bëjmë xhiro në fshat, të pijmë kafe si dhe të njihemi me fshatin e bukur.

Mbas Vitinës  do drejtohemi për në Mikines, ku kemi organizuar për ju një drekë speciale në tavernën Agamemnon Palace Kemi mbyllur DJ shqiptar i cili do luaj muzikë shqiptare dhe do na krijoj një atmosferë fantastike.

Nga Mikines do nisemi rreth orës 18.00. Në Athinë do mbërrijmë rreth orës 20.00

Në çmime përfshihen:

-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.

-Taxat e udhëtimit

-Shoqërues udhëtimi

Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Për sa i përket drekës, pagesa është extra dhe nuk përfshihet tek çmimi 13 euro.

Masat anti covid.

  • Kapaciteti i pasagjerëve për autobus dhe linja turistike është 85% .
  • Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
  • Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë
  • Të gjithë pasagjerët do duhet të paraqesin çertifikatë vaksinimi ose rapid test të bërë deri në 24 orë përpara udhëtimit
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *