Top Lines Tours ju fton në ekskursionin njëditor që do organizoj ditën e Dielë 26 Mars 2023 ku do vizitojmë qytetin e lashtë Mistra, si dhe qytetin e Spartës.
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Çmimi i biletës 17 euro për person. Për fëmijët deri në 12 vjeç bileta 12 euro.
Të gjithë personat që bëjnë rezervim, duhet deri të premten 24 Mars, të kenë bërë pagesën e biletës.
Programi
Nisja nga Athina në orën 08:00 Mbas një stacioni për kafe dhe çlodhje do vazhdojmë për në Mistra ku pritet të mbërrijmë rreth orës 12.00
Mistra, është një qytet i fortifikuar i cili ndodhet afër qytetit të Spartës, i ndërtuar ne një lartësi prej 634metrash në Malin Taigjet. Eshtë ndërtuar në vitet 1249 nga princi Frëng Guillaume II de Villehardouin. Në vitin 1259 qyteti Mistra i kalon perandorisë së Bizantin. Në shekullin e 13 dhe 14 ishte kryeqëndra e periferisë të Mistrasë ku përfshihej i gjithë Peloponezi lindor. Mbas kësaj periudhe Mistra i kalon perandorisë Otomane dhe ishte i banuar deri në vitin 1830, vit në të cilin u abandonua nga banuesit e saj, te cilët ndërtuan qytetin e Spartës së sotëm. Në Mistra ndodhen rreth 7 kisha të mëdha. Mistra konsidorohet si zonë e mbrojtur dhe Monument i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
Në Mistra do qëndrojmë deri në orën 14.00 Për çmimet e hyrjes në Mistra lexoni në fund të postimit.

Mbas Mistras do drejtohemi për në qytetin e Spartës. Sparta është kryeqyteti i rrethit të Lakonisë, dhe përbëhet me rreth 16.000 banorë. Qyteti i Spatës është një qytet i ri i cili u ndërtuar rreth viteve 1830, mbasi banuesit e saj abandonuan Mistranë dhe ndërtuan qytetin e ri. Pra nuk është qyteti i lashtë i Spartës.
Në Spartë programi është i lirë. Mund të shijoni drekën në një nga dhjetrat lokalet e zonës, si dhe mund të vizitoni muzeun arkeologjik të qytetit, statujën dhe varrin e Leonidhës, muzeun e vajit, monumentin e Spartakjadës etj

Programi në Spartë është i lirë. Në Spartë do qëndrojmë deri në orën 17.00. Në Athinë pritet të mbërrijmë rreth orës 22.00
HYRJA NË MISTRA
Hyrja për në qytetin e Mistrasë është 6 euro për person. Për moshat deri në 25 vjeç, si dhe për personat që kanë kartë papunësie (karta anergias) hyrja është falas.
Në çmime përfshihen:
-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
-Taxat e udhëtimit
-Shoqërues udhëtimi
Në çmime NUK përfshihen:
-Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit
-Hyrja në Mistra, apo në muzeume të ndryshme.
Ju mirëpresim të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme.
