Top Lines ju fton të merrni pjesë në ekskursionin dy ditor në Ishullin Zakintho që do organizohet me datë 18 dhe 19 Qershor.
Nisja nga Athina të Shtunën 18 Qershor ora 07.00 dhe kthimi të Dielën 19 Qershor rreth orës 23.00
Çmimi
- Për dhoma me 3 dhe 4 vetë 80 euro/person
- Për dhoma me 2 vetë 90 euro/per person
- Fëmijët deri në 12 vjeç të shoqëruar nga DY të rritur 50euro
Në çmim përfshihet
- Transporti me autobus nga Athina në Kikini dhe anasjelltas, si dhe transporti me autobus brënda ishullit.
- Bileta e anijes, Kilini Zakintho Kilini
- Hoteli ku përfshihet dhe mëngjesi me bufe. Hoteli ku do qëndrojmë është Admiral Hotel Agrassi
Rezervime
- Zyra Athinë 210 5203350 6980001145 Adresa Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio
- Zyra 210 4636742 Adresa Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Personat që do rezervojnë vënd, do duhet gjatë rezervimit të paguajnË paradhënje. Vini re, numri i personave që marrin pjesë është i kufizuar kështu që mos e lini për momentin e fundit.
PROGRAMI
Top Lines, ka organizuar për ju një program fantastik
Dita e Parë 18 Qershor
Nisja nga Athina të Shtunën 18 Qershor në orën 7.00 të mëngjesit nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Athinë. Mbas një stacioni të vogël, do drejtohemi për në portin e Kilinit, për të marrë anijen që do na çoj në ishullin e Zakinthos ku do mbërrijmë rreth orës 12.30
Në qytetin e Zakinthos, programi është i lirë, ku mund të shijoni drekën në tavernat vëndase. Nga qyteti do nisemi rreth orës 14.00 për në hotelin “Admiral Hotel Agrassi” që ndodhet në fshatin Argasi, rreth 15km nga qyteti.
Do bëjmë check in dhe do akomodohemi në hotel. Në hotel do qëndrojmë deri në orën 17.00 për çlodhje ose për tu relaksuar në një nga 3 pishinat e hotelit.

Në orën 17.00 do nisemi nga hoteli për në Plazhin “Banana Beach ” në Vasiliko, për të bërë plazh. Në Vasiliko që dëndrojmë deri në orën 20.00

Kthimi në hotel në orën 20.00 për tu përgatitur, dhe në orën 21.30 do nisemi për në zonën turistike Lagana, që është një nga zonat më të famshme të ishullit për argëtim. Në Lagana programi është i lirë, ku mund të shijoni darkë në një nga dhjetra tavernat dhe lokalet e zonës, si dhe të shijoni një pije në baret e famshme të zonës. Nga Lagana do ikim në orën 01.00

Dita e dytë 19 Qershor
Mëngjesi në Hotel është nga ora 08.00 deri në orën 10.00 Nga hoteli do bëjmë check out në orën 11.00., dhe ku do drejtohemi për në zonën Bohali, e cila ndodhet mbi qytetin e Zakinthos, me një pamje të mahnitëshme panoramike të qytetit.

Mbas zonës Bohali do drejtohemi për në fshatin Agjios Nikolas. Në këtë pikë do keni mundësinë të zgjidhni 2 opsione për tu argëtuar.
Opsioni parë është të marrim anije të vogel e cila do na bëj një mini kruazerë 4 orëshe në plazhin e famshëm Navagjio si dhe Galazies Spilies. Çmimi i kruazierës është 25 euro për person dhe nuk përfshihet në çmimin kryesorë.

Anija do ju çoj brënda në Plazhin Navagjio ku do keni mundësi të notoni ose të fotografoheni tek anija e famshme si dhe do ju ofroj mundësinë të notoni në ujrat e kristaltë pranë Galazies Spilies.

Opsioni i dytë për personat që nuk dëshirojnë të marrin varkë, me autobus do ju çojmë sipër plazhit të famshëm Navagio, ku do keni mundësi të shijoni pejsazhin fantastik si dhe të bëni fotograi me pamjen panoramike mbi plazhin e Navagjios.

Në orën 17.00 do nisemi nga fshati Agios Nikolaos për në qytetin e Zakinthos, ku do marrim anijen për në Kilini rreth orës 19.30. Mbërritja në Athinë rreth orës 23.00 të darkës.
Në çmim përfshihet
- -Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
- Taxat e udhëtimit dhe të akomodimit
- -Shoqërues udhëtimi
- -Fjetja dhe mëngjesi në hotelin “Admiral Hotel Agrassi”
- -Bileta vajtje ardhje e anijes Kilini Zakinthos Kilini
Në çmim nuk përfshihet
- Kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
- Çmimi 25 euro për person për minikruazierën Agio Nikola Navagjio Galazies Spilies
Nga data 1 Qershor janë të shfuqizuar të gjitha masat anticovid, si dhe NUK është më e detyrueshme vendosja e maskës gjatë udhëtimit.
