Top Lines organizon ekskursion dyditore më datë 28 – 29 Tetor në Meteora dhe në Selanik.
Akomodimi do bëhet në hotelin me 5 yje Porto Palace Hotel Thessalonik
Nisja nga Athina të Premten 28 Tetor ora 07.45 dhe kthimi të Shtunën 29 Tetor 29 Tetor rreth orës 21.00
Çmimi
- Për dhoma me 3 vete 85 euro/person
- Për dhoma me 2 vetë 90 euro/per person
Në çmim përfshihet
- Transporti me autobus nga Athina
- Hoteli, ku përfshihet dhe mëngjesi me bufe. Hoteli ku do qëndrojmë është Porto Palace Hotel Thessalonik , hotel me 5 yje.
Rezervime
- Zyra Athinë 210 5203350 6980001145 Adresa Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio
- Zyra 210 4636742 Adresa Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Personat që do rezervojnë vënd, do duhet të paguajne paradhënje. Vini re, numri i personave që marrin pjesë është i kufizuar kështu që mos e lini për momentin e fundit.
Programi.
Dita e parë
Nisja nga Athina në orën 07.30. Mbas një stacioni për kafe dhe çlodhje do vazhdojmë për në monastiret e Meteoras ku do arrijmë rreth orës 11.30. Do bëjmë me autobus xhiron e monastireve që ti shikojmë të gjitha, si dhe do ndalojmë tek pika e famshme “Eksedhra” ku duket e gjithë zona e Meteorës me shkëmbinjt e famshëm.

Rreth orës 12.30 do vizitojmë Monastirin e famshëm Megalo Meteoro.Monastiri Megalo Meteoro është monastiri më i madh nga 6 monastiret që ndodhen në këtë zonë. Ndodhet në një lartësi prej 534 metrash dhe është ndërtuar në shekullin e 14të. Monastiri ndodhet në një shkëmb dhe për të hyrë kalohet nga një urë e vogel. Nga viti 1988 monastiri konsiderohet vepër e trashëgimishë kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Nga Megalo Meteoro do nisemi rreth orën 14.00 ku do zbresim në qytetin e Kalabakës, ku programi do jetë i lirë.
Nijsa nga Kalabaka për në Selanik do bëhet rreth ores 16.00 ku do mbërrijmë rreth orës 19.00. Mbasi të bëjmë cheek in në hotelin Porto Palace Hotel do akomodohemi në dhomat tona për çlodhje deri në orën 21.00

Në orën 21.00 do mblidhemi tek autobusat dhe do shkojmë në qëndër të Selanikut deri në orën 1.30 Programi aty është i lirë, ku do keni mundësinë të shijoni darkën në tavernat dhe restorantet e zonës, të shijoni pijen në baret e shumta të qytetit ose të shijoni një shëtitje në bregdetin e Selanikut. Për të ngrënë darkë ju sugjerojmë zonën Ladhadhika ose Platia Athonos

DITA 2
Mëngjesi në Hotel është nga ora 08.00 deri në orën 10.00 Nga hoteli do bëjmë check out në orën 10.00 Nga ora 10.00 deri në orën 11.00 me autobus do bëjmë city tour në zonat më të famshme të Selanikut. Nga ora 11.00 deri në orën 15.00 do qëndrojmë në Selanik ku programi do jetë i lirë, për të shijuar qytetin.

Në Selanik do keni mundësi të vizitoni Lefko Pirgo, të shijoni kafen tek sheshi qëndror i Selanikut, Plateia Aristotelus, të shëtisni në Palia dhe Nea Paralia, të vizitoni kishat e famshme të qytetit etj
Nisja nga Selaniku rreth orës 15.00, ku do i drejtojemi Athinës, dhe mbas një stacioni të vogël për çlodhje do mbrërrijmë rreth orës 21.00
Në çmim përfshihet
- -Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
- -Taxat e udhëtimit dhe të akomodimit
- -Shoqërues udhëtimi
- -Fjetja dhe mëngjesi në hotelin Porto Palace Hotel Thessalonik
Në çmim nuk përfshihet
- Kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
