Top Lines organizon të Dielën më datë 13 Nëntor ekskursion njëditor në Ujvarët Kria Livadhia, në fshatin turistik Arahova si dhe Dreke ne Zemeno me muzike shqiptare. Kemi mbyllur tavernë si dhe DJ (DJ Klodi) i cili do krijoj një atmosferë fantastike.
Nisja nga Athina në orën 08.00 Nisja do bëhet nga Athina në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Çmimi i biletës 15 euro për person. Për fëmijët deri në 12 vjeç çmimi 10 euro
Rezervime
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Programi
Nisja nga Athina në orën 08.00 Nisja do bëhet nga Athina në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë. Mbas një pushimi të vogël, do drejtohemi për tek Ujvarët Kria që ndodhen në qytetin e Lidhavias. Gjelbërimi nga pemë të lashta, mullinjt e ujit, urat prej guri si dhe ujvarët e vegjël përmbushin një pamje të mrekullushme të cilin do kemi mundësinë të shijojmë në Kria, e cila ndodhet në perëndim të qytetit të Livadhias. Në ujvarët Kria do qëndrojmë deri në orën 11.15
Mbas Ujvarëve Kria do i drejtohemi fshatit turistik Arahova, ku do qëndrojmë deri në orën 14.45 Fshati turistik Arahova është i ndërtuar në malin Parnasos në një lartësi prej 950m nga niveli i detit. Është një nga fshatrat më turistike të Greqisë. Ketu do kemi mundësi të shëtisim në rrugicat e mrekullueshme të fshatit, të shijojmë produket vëndase ose të pijmë kafen në një nga kafet e bukura të fshatit.
Mbas Arahova do drejtohemi për në zonën ZEMENO, ku në një nga tavernat e zonës kemi përgatitur një drekte speciale për ju, e cila do shoqërohet me muzikë shqiptare nga DJ KLODI. Sallën e kemi mbyllur për ne, kështu që do këmi mundësi të argëtohemi deri në orët e vona të mbasdites. Nga Zemeno do nisemi rreth orës 18.30, ku mbas një ndalese të shkurtër, do mbërrijmë në Athinë rreth ores 21.00
Në çmime përfshihen:
-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
-Taxat e udhëtimit
-Shoqërues udhëtimi
Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit, si dhe dreka në tavërnë.
Ejani të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. Mos e humbisni
