24 Shtator-Eretria-Agjia Kiriaki-fshati Steni dhe Halkidha
Top Lines Tour hap sezonin turistik për sezonin vjeshtë dimër 2023-2024 me një ekskursion fantastik njëditorë të Dielën 24 Shtator ne Eretria-Agjia Kiriaki-Fshati Steni dhe Halkidha
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Çmimi i biletës 15 euro për person. Për fëmijët deri 12 vjeç 10 euro!
Nisja nga Athina rreth orën 08.00 Stacioni i parë që do bëjmë do jetë ne Eretria ku do shijojmë kafen e mengjesit.
Rreth orës 11.00 do mbërrjmë në Kishën Agjia Kiriaki që ndodhet në fshatin Kambia të Evias. Kisha e Agjia Kiriakis është një kishë që ndodhet në një ambjent fantastik natyrorë, mes pemëve dhe ujrave. Kisha është ndërtuar mbi një shkëmb dhe pjesa e saj e majtë është shkëmbore. Pjesa tjetër e kishës ndodhet mbrënda në shkëmb. Në gjithë zonën kalojnë përronj të cilët formojnë ujvarë të vegjël. E gjithë zona ndodhet në një ambjent fantastik pyllorë. Në kishën Agjia Kiriaki do qëndrojmë deri në orën 13.00

Mbas kishës Agjia Kiriaki do nisemi për në fshatin grafik Steni nga ku do ndalemi për të ngrënë drekën. Fshati Steni është një nga fshatrat më të njohura në Greqi për cilësinë e ushqimit. Tavernat e zonës janë të njohura për mishin e freskën dhe gatimin tradicional. Në Steni do qëndrojmë deri në orën 16.00

Mbas fshatit Steni do i drejtohemi qytetit të Halkidhës. Në qytet do mbërrijmë reth orës 17.00 ku programi do jetë i lirë. Qyteti i Halkidhës është kryeqyteti i Eviës dhe është i famshëm për urën e vogël që lidh qytetin me pjesën e Greqisë. Ujrat e qytetit cdo disa orë për shkak të baticës, ndërrojnë drejtim, një herë nga veriu në jug, dhe një herë nga jugu në Veri
Mbërritja në Athinë do bëhet rreth orës 20.00

Në çmime përfshihen:
- Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
- Taxat e udhëtimit
- Shoqërues udhëtimi
- Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.



















