Top Lines ju fton të gjithëve të kalojmë një fundjavë të mrekullueshme. Ejani në ekskursionin njëditorë që organizojmë të Dielën 4 Korrik në plazhin Hiliadhou në Evia në fshatin Steni si dhe në qytetin e Halkidhës
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Çmimi i biletës 15 euro për person
Programi
Nisja nga Athina rreth orën 08.00 Mbas rreth nje ore do bejmë një ndalesë të vogël për kafe dhe çlodhje. Rreth orës 10.30 do mbërrijmë në plazhin e famshëm Hiliadhou në Evia. Plazhi Hiliadhou është një nga plazhet më të bukur të Evias, me rerë dhe gura të vogla, i cili shikon nga ana e detit Egje. Në Hiliadhou do kemi mundësi të shijojmë plazhin deri në orën 14.30

Mbas plazhit Hiliadhou do nisemi për në fshatin grafik Steni nga ku do ndalemi për të ngrënë drekën. Fshati Steni është një nga fshatrat më të njohura në Greqi për cilësinë e ushqimit. Tavernat e zonës janë të njohura për mishin e freskën dhe gatimin tradicional. Në Steni do qëndrojmë deri në orën 17.00

Mbas fshatit Steni do i drejtohemi qytetit të Halkidhës. Në qytet do mbërrijmë reth orës 18.00 ku programi do jetë i lirë. Qyteti i Halkidhës është kryeqiteti i Eviës dhe është i famshëm për urën e vogël që lidh qytetin me pjesën e Greqisë. Ujrat e qytetit cdo disa orë për shkak të baticës, ndërrojnë drejtim, një herë nga veriu në jug, dhe një herë nga jugu në Veri

Mbërritja në Athinë do bëhet rreth orës 21.00
Në çmime përfshihen:
- Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
- Taxat e udhëtimit
- Shoqërues udhëtimi
- Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
Masat anti covid.
- Kapaciteti i pasagjerëve për autobus dhe linja turistike është 80% . Pra në çdo autobus nuk do jenë me shumë se 40 veta.
- Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
- Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë
- Do plotësohet një dokument i cili është i detyruar për të hipur në varkë (Jepet nga ne)
Ju mirëpresim të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme.