Top Lines Tour hap sezonin turistik për sezonin vjeshtë dimër 2021-2022 me një ekskursion fantastik njëditorë të Dielën 26 Shtator
Agjia Kiriaki-Fshati Steni dhe Halkidha
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Çmimi i biletës 10 euro për person
Nisja nga Athina rreth orën 08.30 Mbas rreth nje ore do bejmë një ndalesë të vogël për kafe dhe çlodhje.
Stacioni i parë që do bëjmë do jetë tek fabrika e famshme e kërpurdhave Dhirfis. Aty do gjeni të gjitha llojet e kërpurdhave, por dhe produkte të ndryshme vëndase.

Rreth orës 11.00 do mbërrjmë në Kishën Agjia Kiriaki që ndodhet në fshatin Kambia të Evias. Kisha e Agjia Kiriakis është një kishë që ndodhet në një ambjent fantastik natyrorë, mes pemëve dhe ujrave. Kisha është ndërtuar mbi një shkëmb dhe pjesa e saj e majtë është shkëmbore. Pjesa tjetër e kishës ndodhet mbrënda në shkëmb. Në gjithë zonën kalojnë përronj të cilët formojnë ujvarë të vegjël. E gjithë zona ndodhet në një ambjent fantastik pyllorë. Në kishën Agjia Kiriaki do qëndrojmë deri në orën 13.00

Mbas kishës Agjia Kiriaki do nisemi për në fshatin grafik Steni nga ku do ndalemi për të ngrënë drekën. Fshati Steni është një nga fshatrat më të njohura në Greqi për cilësinë e ushqimit. Tavernat e zonës janë të njohura për mishin e freskën dhe gatimin tradicional. Në Steni do qëndrojmë deri në orën 16.00

Mbas fshatit Steni do i drejtohemi qytetit të Halkidhës. Në qytet do mbërrijmë reth orës 17.00 ku programi do jetë i lirë. Qyteti i Halkidhës është kryeqiteti i Eviës dhe është i famshëm për urën e vogël që lidh qytetin me pjesën e Greqisë. Ujrat e qytetit cdo disa orë për shkak të baticës, ndërrojnë drejtim, një herë nga veriu në jug, dhe një herë nga jugu në Veri
Mbërritja në Athinë do bëhet rreth orës 20.00

Në çmime përfshihen:
- Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
- Taxat e udhëtimit
- Shoqërues udhëtimi
- Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
Masat anti covid.
- Kapaciteti i pasagjerëve për autobus dhe linja turistike është 80% . Pra në çdo autobus nuk do jenë me shumë se 40 veta.
- Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
- Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë
- Të gjithë pasagjerët do duhet të paraqesin vërtetim vaksinimi ose rapid test të bërë deri në 48 orë përpara udhëtimit.