13 Qershor Ekskursion Kisha Agjia Theodhora Vasta dhe Nafplio

Top Lines Tours mbas gati një viti mungese për shkak të pandemisë, ju fton në ekskursionin e parë njëditorë që do organizoj ditën e Djelë 13 Qershor në

Kisha Agjias Theodhoras Vasta (Arkadhia) dhe në qytetin e Nafplios 

REZERVIMET

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Isthmo në numrat 2741021023 6982100068 ose kaloni nga afër, zyra Aleksandër Lines Isthmo

Çmimi i biletës 15 euro për person

Programi

Nisja nga Athina në orën 08.00. Mbas 40-45 minutash rrugë do bëjmë një qëndresë të vogël në Isthmo.

Pastaj direkt do nisemi për në Kishën e Agias Theodoras ku do mbërrijmë rreth orës 11.00

Kisha e Agjias Thodhoras në fshatin Vasta është një kishë e cila ndodhet në mes të një pylli me lisa. Kjo kishë  kondsiderohet si një nga mekullitë e natyrës për shkak të 17 lisave me gjatësi 20 metra që dalin nga catija dhe muret e saj. Rrenjet e lisave nuk duken. Vetëm trupat e pemëve që kalojnë përmes kishës. Kisha e Agjias Theodhoras është një kishë e ndërtuar në shekullin e 12të, dhe ndodhet në mes të një pylli me lisa, dhe ngjitur kalon një përro i vogël prejt të cilit ujiten lisat që kalojnë nga përbrënda kishës. Kisha ka hyrë në Librin Guinness

Në kishën e Agjias Theodhoras do qëndrojmë deri në orën 14.30.  Do kemi mundësi të bëjmë një xhiro nëpër pyllë, të bëjmë piknik si dhe drekën do e shijojmë në një nga tavernët e zonës.

Mbas drekës do drejtohemi për në qytetin e Nafplios ku pritet të mbërrijmë rreth orës 16.30. Nafplio është një nga qytetet më të bukura të Greqisë. Ishte kryeqyteti i parë i Greqisë moderne nga viti 1828 deri në vitin 1833. Qyteti përbëhet nga rrugica te mrekullueshme, dyqane të bukura Një nga vëndet që duhen vizituar është ishulli mikroskopik i Burxhit i cili ndodhet përballë portit të qytetit. I ndërtuar që në vitin 1473 ka shërbyer si fortifikatë për hyrjen në qytet dhe është përdorur në shumë luftra që janë kryer ndër shekuj.

Programi në Nafplio është i lirë. Nga Nafplio do nisemi përafërsisht rreth orës 19.00 Kthimi në Athinë parashikohet rreth orës 20.00

Në çmime përfshihen:

  • Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
  • Taxat e udhëtimit
  • Shoqërues udhëtimi
  • Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Masat anti covid.

  • Kapaciteti i pasagjerëve për autobus dhe linja turistike është 80% . Pra në çdo autobus nuk do jenë me shumë se 40 veta.
  • Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
  • Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë

Ju mirëpresim të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *