11 Korrik Plazhi Psatha & Vilia

Top Lines ju fton të gjithëve të kalojmë një fundjavë të mrekullueshme. Ejani në ekskursionin njëditorë që organizojmë të Dielën 11 Korrik në plazhin e Psathës si dhe në fshatin Vilia

REZERVIMET

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Çmimi i biletës 10 euro për person

Programi

Nisja nga Athina në orën 8 fiks. Nisja do bëhet fiks në orar me qëllim të arrijmë sa më shpejt në Psatha me qëllim të gjejmë shezllone.

Në Plazhin Psatha do mbërrijmë rreth orës 9.00. Plazhi Psatha ndodhet në gjirin e Korinthit. Në plazh do keni mundësi të gjeni beach bar të organizuara me çadra dhe shezllone, ose dhe vënde të lira. Shezllonet dhe çadrat janë falas,por kush do marri shezvllon do duhet të bëj një konsum të detyruar 4 euro (kafe, birrë etj). Kush dëshiron mund të sjelli çadrën e tij dhe të shijoj plazhin në rërën e lirë. 

Në Psatha do qëndrojmë deri në orën 14.30

Mbas plazhit do shkojmë për drekë në fshatin Krio Pigadhi, në një nga tavernat e zonës ku do qëndrojmë deri në orën 17.00

Mbas drekës do drejtohemi për në fshatin malor Vilia. Fshati Vilia eshte një nga fshatet më turistik të Attikës. Ndodhet rreth 54km larg Athinës, ku mund të vizitoni kishën e  “Pamegjiston Taksiarxon” e ndërtuar në vitin 1637 , kishën e “Metamorfoseos” e ndërtuar në vitin 1893 si dhe muzeumin laografik. Programi në Vilia do jetë i lirë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Nga Vilia do ikim rreth orës 19.00 ku pritet të arrijmë në Athinë rreth orës 20.00

Në çmime përfshihen:

  • Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
  • Taxat e udhëtimit
  • Shoqërues udhëtimi
  • Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Masat anti covid.

  • Kapaciteti i pasagjerëve për autobus dhe linja turistike është 85% .
  • Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
  • Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë

Ju mirëpresim të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *